Ditën e sotme një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjes.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë. Për pasojë ka mbetur i plagosur Kryetari Fatos Tushe së bashku me sekretaren e tij.
Po kush është autori i kësaj ngjarje?
Abcnews.al ka mësuar se bëhet fjalë për Gëzim Saraçi, i cili ka patur detyrën e shoferit të kryetarit prej 6 vitesh. Të dy të plagosurit janë dërguar urgjent në spital ku ndodhen në gjendje të stabilizuar aktualisht.
Fatos Tushe u plagos mëngjesin e sotëm rreth orës 8 brenda ambienteve të bashkisë. Sipas informacioneve te rezervuara fillimisht dyshohet se ka shpërthyer një granatë, e më pas janë dëgjuar krisma pistolete.
Gazetari Andi Qosja raporton për abcnews.al se drejt qytetit të Lushnjes ka mbërritur kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe si edhe Tonin Vocaj. Pritet të përcaktohet se cili ka qenë mekanizmi i shpërthimit.
Të shtënat kanë nisur në katin e dytë të bashkisë, fillimisht në zyrën e nënkryetarit e më pas në korridoret e bashkisë. Tushe është plagosur në shpatullën e djathtë dhe në këmbë, dhe ndodhet në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu nga shpërthimi i sotëm ka mbetur e plagosur edhe sekretarja e tij Erisa Salliu, e cila ka marrë plagë në duar dhe këmbë. Tushe 52 vjeç është në mandatin e tretë të tij. Autori i ngjarjes Saraçi ka qenë shoferi i tij personal për 6- vite. Me pas ai është larguar nga puna dhe emigroi jashtë vendit. Policia ka njoftuar se po punon për kapjen e autorit. /abcnews.al