VLORË- Specialistët e njësisë anti-eksploziv kanë mbërritur në lokalin ku ndodhi shpërthimi në Vlorë.
Ata kanë nisur grumbullimin e provave, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në lagjen “Ujë i Ftohtë”.
Lokali “The boss” ku u vendos sasia e lëndës plasëse ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, i cili është ekzekutuar në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri” me breshëri plumbash.
Më parë, lokali ka qenë me qira dhe është marrë sërish nga pronarët, përkatësisht nga vëllezërit e të ndjerit Bledar Birçaj. Ata kishin pak kohë që e kishin vënë në punë lokalin, i cili ndodhet në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë./abcnews.al