VIDEO/ Momenti kur ambulanca merr 33-vjeçarin që iu bë atentat me eksploziv, si shpëtoi para 4 vitesh

schedule15:59 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 15:59 - 19 Dhjetor, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me eksploziv që tronditi Vlorën pasditen e sotme.

Burime bëjnë me dije për ABC se shënjestra e atentatit, 33-vjeçari Indrit Sadedini me precedentë të mëparshëm penalë është futur në garazhin e tij në pallatin ku jeton, për të marrë automjetin dhe atë moment eksplozivi ka shpërthyer.

Sadetini i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2017 kur i kishin vënë eksploziv në makinë. Në atë kohë ai e pikasi lëndën shpërthyese dhe njoftoi policinë.

I riu është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë, ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!