Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar pas shpërthimit mbrëmjen e së enjtes në Lagjen e Boshnjakëve.
Ai theksoi se incidentet e tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata në veri.
“EULEX-i dënon çdo llojë të dhunës si të papranueshme”, shkroi Barbano duke përsëritur nevojën urgjente për shtensionim të situatës.
Kujtojmë se në lidhje me shpërthimin në veri ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili kërkoi që autorët të dalin para drejtësisë./abcnews.al