Ukraina ka reaguar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në urën e Krimesë ku ka theksuar se nuk ka lidhje me këtë sulm.
Ushtria ukrainase sugjeroi se mund të ishte një provokim nga Moska dhe askush nuk ka dalë të thotë se Kievi kreu sulmet.
“Ne nuk komentojmë. Mund të citohen vetëm fjalët e kreut të Inteligjencës së Mbrojtjes, Kyrylo Budanov, se ura e Krimesë është një ndërtim i panevojshëm,” tha Andriy Yusov, një zëdhënës i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes Ukrainë.
Por Ukraina rrallëherë ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Krime ose në territorin rus dhe ka pasur aludime se gjërat mund të mos jenë ashtu siç duken. /abcnews.al