Shpërthimi në Slloveni, Çekiçi mes Spanjës dhe Polonisë

schedule21:21 - 22 Tetor, 2019

schedule 21:21 - 22 Tetor, 2019

Endri Çekiçi mund të transferohet në një ligë më të fortë sesa ajo e Sllovenisë. Futbollisti shqiptar pëlqehet në Spanjë dhe Poloni, ndërsa po shkëlqen për Olimpijan e Ljubljanës.

E ka gjetur veten plotësisht këtu, por shpejt mund të largohet. Kështu e ka futbolli, me lojtarët gjithnjë në kërkim të më të mirët dhe Endri Çekiçi pritet që të zhvendoset nga Sllovenia për në një ligë më të fortë europiane.

Mesfushori sulmues, i cili ka shënuar gola e ka shërbyer asiste këtë sezon për Olimpijan e Ljubljanës, ka zgjuar interesimin e klubeve në Spanjë dhe në Poloni. Kontaktet janë vendosur dhe mund të ketë një transferim që në janar të vitit të ardhshëm, ndonëse nuk bëhen të ditur emrat e klubeve që duan shërbimet e shqiptarit.

Çekiçi është aktualisht një nga lojtarët më të mirë të Ligës së Parë të Sllovenisë. Edhe pse jo në rol ofensiv, ai është shënuesi i dytë më i mirë i Olimpijas me 5 gola, i lënë pas vetëm nga sulmuesi kryesor, Ante Vukushiç, që ka 11 rrjeta.

Së fundi, ai shënoi nga goditja e dënimit në fitoren 6-0 ndaj Rudarit arritur në kryeqytetin Ljubljanë. Olimpija kryeson kampionatin me 30 pikë pas 14 ndeshjeve të luajtura, duke lënë 5 pikë pas kampionen Maribor.

Sa për Çekiçin, përveç transferimit në Spanjë apo Poloni, ai do të dëshironte të bëhej pjesë e kombëtares shqiptare, ndërsa për momentin është në listën e pritjes së trajnerit Edi Reja. /ABC NEWS 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!