Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor ‘Motivi’ ku në pranga përfunduan tre persona dhe një tjetër u shpall në kërkim, si autorë të dyshuar të shpërthimit me lëndë plasëse në restrorantin në Kamëz.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në në bulevardin “Nënë Tereza” te restoranti “Perla e Detit”, në pronësi të Klodian Muratit dhe Benard Elezit.
Në prangat e policisë përfunduan tre persona banues në Kamëz: Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç, Flogert Mezhika, 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit. / abcnews.al/

