Shpërthimi në minierë, shkon në 52 numri i viktimave në Siberi

schedule22:59 - 25 Nëntor, 2021

schedule 22:59 - 25 Nëntor, 2021

Numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në Siberi ka shkuar tashmë në 52. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse. Fillimisht u raportua për 11 viktima pasi pluhuri i qymyrit në një bosht ventilimi mori flakë më herët gjatë ditës së enjte duke bërë që miniera të mbulohej nga tymi.

Në vendin e ngjarjes nisi një operacion shpëtimi për të gjetur të mbijetuar, por pa rezultat. Mediat ruse sugjerojnë se numri i viktimave mund të jetë akoma më i lartë.

Rreth 285 persona ndodheshin në minierë në momentin e aksidentit dhe shumica kanë shpëtuar. Nga ata, 49 u dërguan në spital me lëndime. Disa nga të lënduarit janë helmuar nga tymi ndërsa katër të tjerë janë në gjendje kritike për jetën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!