Shpërthimi në Lushnjë, deputeti Bujar Çela në gjendje të rëndë

schedule17:06 - 1 Mars, 2024

schedule 17:06 - 1 Mars, 2024

LUSHNJË- Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një fabrikë në Lushnjë dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan, mes të cilëve dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital ku po marrin trajtim mjekësor, ndërsa deputeti Çela është futur në sallë të operacionit.

Burime spitalore konfirmojnë për ABC News, e gjendja e deputetit mbetet e rëndë, por sipas mjekëve pritet të dalë me sukses.

Në një kapanon në ndërtim e sipër dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm./ n.m.abcnews.al