Shpërthimi në Liverpul, sulmi ishte planifikuar prej 7 muajsh

schedule14:55 - 17 Nëntor, 2021

schedule 14:55 - 17 Nëntor, 2021

Shpërthimi të dielën në një taksi jashtë një spitali në Liverpul – të cilin autoritetet lokale e kanë cilësuar si një akt terrorist  ishte planifikuar për të paktën shtatë muaj, sipas policisë. Sipas shërbimit kundër terrorizmit, autori kishte marrë me qira një automjet në muajin prill dhe kishte blerë materialet e duhura për prodhimin e një lënde shpërthyese.

32 vjeçari Imad al-Swalmin është personi që qëndron pas sulmit, sipas autoriteteve, ndërkohë katër personat e arrestuar në lidhje me shpërthimin janë liruar pas marrjes në pyetje.

Imad al-Swelmin hipi në një taksi të dielën në mëngjes për të shkuar në një spital gjinekologjik në Liverpul. Sulmi ndodhi pak para orës 11:00 me orën lokale përpara një spitali të dielën, një ditë përkujtimi për të vrarët në luftën në Britani.

Shoferi i taksisë, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!