Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Ambasadori i SHBA në Serbi: Nuk shoh asnjë prove që lidh Beogradin

schedule15:03 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 15:03 - 23 Dhjetor, 2024

FBI po ndihmon në hetime, por nuk shoh asnjë dëshmi që e lidh sulmin në Ibër Lepenc me Beogradin. Këtë deklaroj ambasadori amerikan ne Serbi Christopher Hill në një dalje për Radio Televizionin Serb.

“Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë që do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë”, ka thënë ai.

Autoritetet kosovare që po hetojnë sulmin terrorist në Ibër-Lepenc po ndihmohen në hetim nga Byroja Federale për Hetime e ShBA-së (FBI), ç’ka sipas Ambasadorit Hill ka një rëndësi të posaçme duke treguar gjendjen e raportit Kosove-Serbi.

“Është mirë që ne po japim mbështetje përmes FBI-së, mendoj se është e rëndësishme. Por, kjo flet edhe për faktin e mungesës së besimit mes palëve dhe prirjes për akuza të ndërsjella.”, thotë ai.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka konfirmuar se FBI-ja i është bashkëngjitur autoriteteve kosovare në hetimin e rastit, por u shfaq i rezervuar

në identifikimin se kush mund të kenë qenë autoret e sulmit terrorist, gjë të cilën Hovenier tha se do ta përcaktojë vetëm fundi i hetimeve.

Gjithsesi autoritetet ne Kosove nuk kane hezituar te japin një emër. Sipas Kryetares se Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Ganimete Musliu, deklaroj se sulmi është kryer nga kryeterroristi, Milan Radojçiç, përgjegjës për sulmin paraushtarak në Banjskë.

Deri më tani për sulmin ne kanalin Ibër Lepenc, konsideruar një infrastrukture kritike për furnizimin me ujë ne zone, janë arrestuar dy persona të kombësisë serbe dhe dërguar në paraburgim, ndërsa po zhvillohet edhe proces gjyqësor ndaj tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!