Të gjithë oficerët që punonin në Autoriteti i Portit të Beirut-it janë vendosur në arrest shtëpie ndërsa hetimet për shpërthimin vijojnë.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje emergjence të qeverisë së vendit.
Kreu i doganave lokale, Badri Daher, u shpreh se agjencia e tij kishte kërkuar që nitrati i amonit të hiqej nga porti, “por kjo nuk ndodhi”. Më tej ai shtoi se do t’ua lënë në dorë ekspertëve që të gjejnë arsyen e shpërthimit.
Lexo edhe: Shkalla e shkatërrimit të shpërthimit që “shfarosi” Beirut-in dhe la 300,000 persona të pa strehë
Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e Libanit u mori jetën të paktën 100 personave dhe lëndoi 4000 të tjerë. /abcnews.al/