DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar pas shpërthimit të fortë të kësaj të hënë në lagjen nr.4 në Durrës.
Sipas Policisë, lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e jashtme të dritares së banesës së Ilir Koçiljas. Banesa në fjalë është e pabanuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Ilir Koçilja, sipas policisë, është personi i dyshuar për vrasjen e Halil Kokës, ngjarje kjo, e cila ndodhi pak ditë më parë në qytetin bregdetar.
Zona e shpërthimit është rrethuar dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe për kapjen e autorëve./ abcnews.al