Shpërthimi me tritol i fasonerisë/ Zbardhet dëshmia e të miturit: Më pagoi Edmond Arapi

schedule09:53 - 1 Qershor, 2023

schedule 09:53 - 1 Qershor, 2023

TIRANË- Dy persona, një 46-vjeçar dhe një i mitur u arrestuan në lidhje me vendosjen e një sasie tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut në Tiranë. Pas arrestimit, i vetmi që ka folur përpara hetuesve është 16-vjeçari, i cili ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se Arapi nuk ka folur pas arrestimit, por pritet të merret sërish në pyetje për të mësuar motivet e veprimeve kriminale. Pas vendosjes së tritolit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua.

Ndërkohë pronari italian i fasonerisë është larguar në Itali ku pritet që me ardhjen e tij të merret në pyetje për të zbuluar motivet e konfliktit që ai ka me 46-vjeçarin Arapi. Policia, në njoftimin e saj tha se i mituri ka marrë 100 mijë lekë të reja për të vendosur sasinë e tritolit në fasonerinë, në pronësi të një shtetasi italian.

ABC News mëson se 16-vjeçari është banor i Kamzës, por shpeshherë ishte parë të rrinte edhe në Fresk. Disa muaj më parë ai është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritol në një banesë në Allias dhe Gjykata në atë kohë e liroi me masë më të butë për shkak të moshës. Ai njihet si person problematik në zonën e Kamzës./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!