Shpërthimi me Ballkanin, Daku zbulon tratativat e transferimit

schedule13:18 - 30 Tetor, 2020

schedule 13:18 - 30 Tetor, 2020

Mirlind Daku po shkëlqen në Kosovë me Ballkanin. Sulmuesi, i cili në Superiore luajti me Kukësin për gjashtë muaj, ka shënuar 14 gola me fanellën e ekipit nga Suhareka dhe që tani ka pasur zëra merkatoje rreth tij.

Madje janë lakuar edhe emra si Lazio dhe Torino, që garojnë në Serie A. Transferimi në këto klube duke i vështirë, edhe pse menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti ka lidhjet e tij në këto klube.

Gjithsesi për të ardhmen e Dakut vendos klubi i Osijek, që e ka nën kontratë edhe për një sezon tjetër. Vetë sulmuesi ka zbuluar në “Sporti në KTV” se Ballkani ka nisur bisedimet për ta blerë kartonin e tij.

Kështu klubi dardan do të mund ta shiste dhe të përfitonte vetë në të ardhmen. Daku është edhe pse e Kosovës U21, ndërkohë që nëse vazhdon me këtë ritëm në kampionati, sigurisht që do të tërheqë vëmendjen e klubeve të ndryshme europiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!