Ka shkuar në 16 numri i personave që humbën jetën si pasojë e shërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë të Zelandës së Re.
Sipas autoriteteve vendase një person i cili ishte duke u trajtuar në spital pas shpërthimit të vullkanit ka vdekur, duke e çuar në 16 numrin e viktimave.
Viktima e paidentifikuar ndërroi jetë në Australi pasi u dërgua për trajtim. Rreth 20 persona janë nën kujdes intensiv të mjekëve me djegie të rënda.
Ekipet janë kthyer në ishull ditën e sotme për të provuar të gjejnë dy trupa të tjerë./abcnews.al