Shpërthimi i variantit “Delta”, mbi 300 mijë persona shkelën karantinën në Britani

schedule11:49 - 13 Shtator, 2021

schedule 11:49 - 13 Shtator, 2021

Gati një e treta e njerëzve që mbërrijnë në Angli dhe Irlandën Veriore pasi shpërtheu varianti Delta i koronavirusit mund të kenë thyer rregullat e karantinës. Më shumë se 300,000 raste iu kaluan hetuesve midis marsit dhe majit, sipas shifrave të raportuara nga BBC.

Qeveria nuk ishte në gjendje të thoshte se sa prej tyre u zbuluan se kishin thyer rregullat ose nuk mund të gjurmoheshin. Zyra e Brendshme ka thënë se synon të bëjë vizita në shtëpi për të gjithë udhëtarët që dyshohen se nuk i respektojnë rregullat.

Por sekretari i Laburistëve, Nick Thomas-Symonds tha se shifrat e marra nga BBC “konfirmojnë frikën tonë më të keqe” në lidhje me “politikën e dobët të kufirit” të qeverisë. Ai akuzoi Home Office për “neglizhencë të madhe”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!