Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, Norvegjia lëshon urdhër arrest ndërkombëtar për një 39 vjeçar

schedule07:58 - 27 Shtator, 2024

schedule 07:58 - 27 Shtator, 2024

Policia në Norvegji ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar ndalimi për një indiano-norvegjez në lidhje me shitjen e pagerëve grupit militant libanez Hezbollah që shpërthyen javën e kaluar, duke vrarë dhjetëra njerëz.

39 vjeçari Rinson Jose, themeluesi i një kompanie bullgare që supozohet se është pjesë e zinxhirit të furnizimit me pager, u zhduk gjatë një udhëtimi pune në SHBA javën e kaluar.

Të enjten, policia e Oslos tha: “Dje, distrikti policor i Oslos mori një raport për personin e zhdukur në lidhje me rastin e pagerit. Është hapur një rast për persona të zhdukur dhe ne kemi lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për personin”.

Autoritetet bullgare kanë hetuar rolin e kompanisë në furnizimin e pagerëve, por nuk gjetën prova se ato ishin prodhuar ose eksportuar nga Bullgaria.

Shpërthimet e këtyre pajisjesh komunikimi, për të cilat është fajësuar Izraeli, çuan në vdekjen e 12 personave, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosën deri në 2,800 të tjerë.

Një ditë më pas, 25 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën kur radiot e komunikimit shpërthyen gjithashtu./abcnews.al