Shpërthimi i makinës me dy të vdekur në kufirin SHBA-Kanada, përjashtohet terrorizmi

schedule07:25 - 23 Nëntor, 2023

schedule 07:25 - 23 Nëntor, 2023

Guvernatori i shtetit të New Yorkut thekson se shpërthimi i makinës që ndodhi në një urë kufitare SHBA-Kanada nuk lidhet me terrorizmin. Dy persona në automjet vdiqën dhe një agjent kufitar amerikan u plagos.

Makina po lëvizte nga ana e kufirit të Nju Jorkut në Urën e Ylberit kur u përplas në një pikë kontrolli. Incidenti pranë Ujëvarës së Niagarës solli mbylljen e katër urave në kufirin më të gjatë ndërkombëtar në botë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:30 me orën lokale të mërkurën, duke shkaktuar ndërprerje serioze në një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit, në prag të festës së Falenderimeve në SHBA.

Shërbimet e trenave midis Nju Jorkut dhe Kanadasë u ndërprenë përkohësisht dhe oficerët në aeroportet Buffalo dhe ujëvarat e Niagarës hynë në një gjendje të lartë alarmi duke kontrolluar makinat për eksplozivë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Incidenti ngjalli frikën e një sulmi të mundshëm terrorist dhe spekulimet e pabaza u përhapën në internet në lidhje me një kërcënim të supozuar për Paradën e Ditës së Falenderimeve të Macy në Neë York City./abcnews.al