Shpërthimi i lëndës plasëse në fshatin Gjorm të Vlorës, flasin fqinjët e 50-vjeçarit

schedule10:28 - 1 Shtator, 2023

schedule 10:28 - 1 Shtator, 2023

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Gjorm të Vlorës, ku një 50-vjeçar humbi jetën, pasi dyshohet se në oborrin pranë banesës së tij shpërtheu një lëndë plasëse.

Fqinjët e 50-vjeçarit deklaruan për ABC News, se viktima Durmish Gllucaj ishte i thuajse i verbër dhe nuk shikonte.

Ai ka qenë i vetëm ku ka shkuar në oborrin ngjitur banesës ku edhe mbante gjënë e gjallë, shpendet.

Gllucaj ka pësuar dëmtime të shumta në trup për shkak të shpërthimit, cka i kanë shkaktuar më pas vdekjen rruges për në spital./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!