Shpërthimi i Kovac: “Nuk kam pse jap llogari, sot pashë shumë gabime!

schedule19:12 - 2 Nëntor, 2019

schedule 19:12 - 2 Nëntor, 2019

Eintracht Frankfurt “shpartalloi” 5-1 Bayern Munchen duke i “dhuruar” një rikthim aspak të këndshëm ish-trajnerit Niko Kovac. Kovac, i cili ka fituar dhe kupën e Gjermanisë nën drejtimin e Frankfurtit në 2018 kundër Bayernit pa ekipin e tij teksa i dha fund serisë prej 16 fitore radhazi.

Bavarezët u ndëshkuan me karton të kuq vetëm pas 8 minutash lojë, ku Jerome Boateng la ekipin e tij me 10 lojtarë. Në prononcimin pas ndeshjes trajneri Kovac shfryu inatin ndaj gazetarëve. “Sot pashë shumë gabime nga ekipi. Humbnim shpesh topin, por dhe kartoni i kuq na penalizoi. Nëse luan për më shumë se 80 minuta me një lojtar më pak sigurisht që do të jetë e veshtirë këtu në Frankfurt.”- deklaroi kroati.

Kur u pyet për të ardhmen e tij rreth një largimi të mundshëm 48-vjeçari deklaron i inatosur: “Nuk e mendoj. Duhet të pyesni drejtuesit. Nuk kam pse të të tregoj ty.” Bayern Munchen aktualisht ndodhet në vendin e katërt në rendtitje, 4 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Borussia Monchengladbach. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!