Shpërthimi i granatës para restorantit në Lezhë, arrestohet objektivi, autori në kërkim

schedule12:30 - 2 Prill, 2022

schedule 12:30 - 2 Prill, 2022

Një person është arrestuar në lidhje me granatën e hedhur ditën e djeshme para një restoranti në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Në pranga ka rënë objektivi, ndërsa autori është ende në kërkim.

Policia njofton se rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, një 46 vjeçar ka hedhur një ndezës granate në drejtim të S. P. Lënda plasëse ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz. Pas kësaj ngjarjeje, objektiti është larguar pa njoftuar Policinë. Autori është ende në kërkim.

Njoftimi i policisë

Lezhë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi A. Z. ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi S. P. është larguar pa njoftuar Policinë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Z.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit A. Z., si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit S. P.

/abcnews.al