Shpërthimi i fortë në kapanonin në Lushnjë, dëme edhe në disa biznese të tjera. Flasin banorët: Ishte shumë e frikshme

schedule18:26 - 1 Mars, 2024

schedule 18:26 - 1 Mars, 2024

Shpërthimi i fortë ka tronditur këtë të premte Lushnjën. Dy viktima dhe shtatë të plagosur është bilanci nga ky shpërthim, mes te plagosurve edhe deputeti i PS Bujar Çela.

Gazetari Ervin Leka, nga vendi i ngjarjes, raportoi për ABC News se nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa biznese që ndodheshin pranë kapanonit ku ndodhi edhe shpërthimi.

Gjithashtu ABC News ka siguruar edhe dëshmitë nga banorë të zonës të cilën kanë qenë afër zonës kur edhe ka ndodhur shpërthimi.

Ata janë shprehur të tronditur, duke treguar se shpërthimi ka qenë tejet i fortë.

“Isha në servis kur ndodhi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm”, tregoi një prej qytetarëve.

“Shumë e frikshme, dëgjova vetëm zhurmë. Llamarinat u ngritën në ajër”, tha një tjetër qytetar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!