Shpërthimi i digës, Zelensky kritikon komunitetin ndërkombëtar për mosofrimin e ndihmës: Të paaftë

schedule09:48 - 8 Qershor, 2023

schedule 09:48 - 8 Qershor, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se organizatat ndërkombëtare duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për shkak të pasojave të  katastrofës së digës hidroelektrike Kakhovka  në Ukrainën jugore, duke theksuar se çdo organizatë që nuk ofron ndihmë është thjesht e paaftë.

“Është e nevojshme që organizatat ndërkombëtare, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, të përfshihen menjëherë në operacionin e shpëtimit dhe të ndihmojnë njerëzit në anën e pushtuar të provincës Kherson”, tha Zelensky.

“Nëse një organizatë nuk ndodhet në zonën e fatkeqësisë, do të thotë se nuk ekziston fare ose është e paaftë”, theksoi ai.

Presidenti ukrainas kritikoi mungesën e ndihmave humanitare nga OKB-ja dhe Kryqi i Kuq, pas shkatërrimit të digës Kakhovka.

“Përfaqësuesit e OKB-së dhe Kryqit të Kuq nuk janë aty. Kaq shumë orë dhe ata nuk kanë mbërritur ende,” tha Zelensky në një intervistë.

Zelensky vuri në dukje se banorët e zonave të kontrolluara nga Rusia në Ukrainën jugore kanë mbetur pa ujë, ushqim ose ndihmë mjekësore dhe nuk është e mundur të vlerësohet se sa mund të vdesin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!