Rajoni i Khersonit po peshon plagët e tij me komunitetin ndërkombëtar që ka dënuar sulmin në tokën ukrainase me hedhjen në erë të digës Kakhovka. Ekspertët vlerësojnë se efektet e fatkeqësisë pritet të zgjasin edhe dekada.
The destruction of a major critical dam on the Dnipro River has prompted evacuations in Ukraine’s southern Kherson region as floodwaters rise.
Follow live updates: https://t.co/eMYnMY9pAS pic.twitter.com/GhQFX9QpLF
— CNN (@CNN) June 6, 2023
Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për fatkeqësinë, e cila megjithatë ndodhi në një zonë të pushtuar nga forcat ruse. 20,000 banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, 25,000 pritet të evakuohen dhe 40,000 të tjerë janë të rrezikuar nga përmbytjet.
The catastrophe is unfolding. Entire houses are washed away by the flooding Dnipro River.
Source: https://t.co/j0UEIQXDBt#Ukraine #Kherson pic.twitter.com/3UEOsLziuB
— (((Tendar))) (@Tendar) June 6, 2023
Rezervuari i digës mbante 18 kilometra kub ujë dhe furnizonte si gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia në vitin 2014 dhe termocentralin bërthamor të Zaporizhia, më i madhi në Europë, i cili ka nevojë për një furnizim të pandërprerë për të ftohur reaktorët.
A flooded road on the left bank of the Kherson region, 6 km from the Dnipro River. pic.twitter.com/3WDx4l6dJf
— Special Kherson Cat ??? (@bayraktar_1love) June 6, 2023
Sipas ekspertëve, situata në Kherson konsiderohet e rrezikshme, ku niveli i ujit po rritet shumë shpejt. Diga, me lartësi 30 metra dhe gjatësi 3,2 kilometra, është ndërtuar në vitin 1956 në Dnieper, si pjesë e ndërtimit të një hidrocentrali në Nova Kahovka.
Një seri postimesh duke përfshirë video dhe foto nga zona kanë qarkulluar në Tëitter që tregojnë momentin kur shtëpi të tëra u rrënuan, si dhe rrugë të shkatërruara plotësisht.
/abcnews.al