300 kafshë ngordhën në një kopsht zoologjik në bregun e lumit Dnipro, pas shpërthimit të digës.
Kopshti zoologjik i quajtur Kazkova Dibrova e ka bërë publik rastin nëpërmjet një postimi në “facebook”.
“Parku ishte i minuar dhe ishte e pamundur të evakuoheshin kafshët,” tha ai.
“Ne u përpoqëm t’i shpëtonim. Çdo ditë nën zjarr dy punëtorë rrezikonin jetën për të shkuar në Dibrovë për të ushqyer kafshët”, shtoi përfaqësuesi i kopshtit zoologjik.
“Tani Rusia ka shkatërruar gjithçka. Shpirti ynë është copëtuar nga dhimbja” përfundon ai.r.t/abcnews.al