Shpërthimi i digës Nova Kakhovka është “Çernobili” i ri

schedule10:19 - 7 Qershor, 2023

schedule 10:19 - 7 Qershor, 2023

Shqetësimet për një katastrofë masive mjedisore në Ukrainë ishin fokusuar prej kohësh në termocentralin bërthamor në pronësi ruse, Zaporizhia. Por mesa duket po kërkonim në vendin e gabuar.

Por fatkeqësia ndodhi të martën kur shpërtheu diga hidroelektrike Nova Kahovka në Ukrainën jugore, duke shkatërruar një nga rezervuarët më të mëdhenj të kontinentit të krijuar nga njeriu.

Si pasojë e shpërthimit u zhvendosën mijëra njerëz, toka u kontaminua, dhe gjithashtu pritet të ketë problem me furnizimin me ujë në të ardhmen. Kievi ka fajësuar Rusinë, e cila mori kontrollin e digës më 24 shkurt 2022, ditën e parë të pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Kremlini fajësoi Ukrainën, por nuk dha prova.

Ukraina ka paralajmëruar prej kohësh për rrezikun. Në tetor, presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Perëndimit që të ushtrojë presion ndaj Rusisë që të mos hedhë në erë digën, e cila sipas tij ishte e mbushur me eksploziv.

“Shkatërrimi i digës do të nënkuptonte një katastrofë në shkallë të gjerë,” tha ai.

Por ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë janë të pranishëm në Zaporizhia, termocentrali më i madh bërthamor në Europë, ky nuk ishte rasti në Nova Kahovka. Diga ka përjetuar muaj të tërë konflikti pasi Ukraina zmbrapsi trupat ruse përtej lumit Dnipro vitin e kaluar dhe tani është në vijën e parë mes dy ushtrive, raporton abcnews.al.

Ndikimi i menjëhershëm është tek njerëzit që jetojnë në zonë. Bregu perëndimor i Dnieper është nën kontrollin e Ukrainës, ndërsa ai lindor ende është në kontrollin e Rusisë.

Kreu ukrainas i rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin, tha se 16,000 njerëz në territorin e kontrolluar nga ukrainas ishin në rrezik dhe shumë do të duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Vitaly Bogdanov, një anëtar i këshillit të qytetit Kherson që jeton aty pranë, shkoi për të parë shkallën e dëmit të martën në mëngjes.

“Nuk ka panik, shërbimet e shpëtimit po punojnë, policia dhe ushtria janë kudo”, tha ai për POLITICO, duke shtuar: “Shumë njerëz janë duke u evakuuar. Ai tha se nuk po planifikonte të largohej nga shtëpia e tij pasi duhet të kujdesej për të afërmit e tij të moshuar.

Ata që jetojnë në territoret e pushtuara nga Rusia nuk dinë çfarë të bëjnë më pas.

Serhii Zeynalov, një regjisor që jeton në Kiev, telefonoi gjyshen e tij në Olesky, një qytet rreth 70 kilometra larg digës, të martën në mëngjes.

“Në atë kohë nuk kishte ujë në qytet. Me sa di unë nuk ka energji apo komunikim në zonë tani. Si rezultat, informacioni vjen ngadalë. Ndërkohë uji po u afrohet shtëpive atje

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Melnyk e quajti fatkeqësinë e digës Nova Kahovka “katastrofën më të keqe mjedisore në Europë që nga Çernobili.” Gama e ndikimeve është e madhe, nga zhvendosja e njerëzve deri te mbytja e kafshëve dhe ndotja e mjedisit.

“Tani ne e dimë se potencialisht 600 ose ndoshta edhe 800 ton naftë janë derdhur në ujë,” tha Ministri i Mjedisit së Ukrainës Ruslan Strilets në Bruksel.

“Kjo naftë do të derdhet në lumin Dnieper dhe jam i sigurt se do të arrijë në Detin e Zi.”

Sipas Oleksii Pasiuk, një aktivist me grupin mjedisor të EQL Bankëatch, “efektet e përkohshme” të përmbytjes mund të zgjasin deri në një javë.

 “Megjithatë, ndikimi më i madh do të shkaktohet nga mungesa e ujit pasi rezervuari i Kahovkës është një burim uji për sistemin e ujitjes të rajonit jugor të Khersonit”, shtoi ai.

Shkatërrimi i rezervuarit mund të ketë gjithashtu një ndikim dramatik në gadishullin e Krimesë. Një nga veprimet e para të trupave ruse që pushtuan vitin e kaluar ishte rihapja e një kanali uji të lidhur me rezervuarin që ishte mbyllur nga Ukraina pas aneksimit të vitit 2014.

“Do të jetë një fatkeqësi socio-ekonomike, i cili do të ndikojë shumë në bujqësi”, tha Wim Suisenburg nga PAX, një OJQ holandeze që punon me rrjetin kërkimor Bellingcat.

Yulia Marchel, koordinatore e Let’s Do It Ukraine SOS, OJQ-ja më e madhe mjedisore në vend, e quajti shpërthimin e digës një “katastrofë”.

Do të ndryshojë klimën në të gjithë rajonin. Tokat bujqësore të Ukrainës ndoshta janë shkatërruar. Zona do të përmbytet.  Vendet nga do të largohet uji do të bëhen shkretëtira, vendet ku do të mbetet uji do të bëhen këneta.”

Diçka e tillë shton koston e madhe të ndikimit mjedisor të luftës, e cila ka arritur në 53 miliardë euro, tha ministria e mjedisit e Ukrainës.

Shkatërrimi i digës nuk do të ketë një efekt të menjëhershëm në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike të Ukrainës, tha Vitaly Mukhin, një këshilltar strategjik i kompanisë shtetërore të hidrocentralit të Kievit Ukrhydroenergo.

Nova Kahovka, e ndërtuar në vitet 1950, ka një kapacitet prej 357 megavat, por nuk ka kontribuar shumë që kur u morn ë kontrollin e forcave ruse. Hidrocentrali do të ishte një burim kyç i energjisë së pastër dhe një pjesë e rëndësishme e peizazhit energjetik të Ukrainës pas luftës, tha Olena Pavlenko, presidente e grupit të energjisë me bazë në Kiev, DiXi Group.

Ihor Sirota, kreu i Ukrhydroenergo, tha se Kievi do të ndërtonte një fabrikë të re në të njëjtin vend pasi të çlironte zonën. Hedhja në erë e digës ka një ndikim të madh në termocentralin bërthamor të Zaporizhia-s, i cili është gjithashtu në kontrollin e forcave ruse, raporton abcnews.al.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se ka ujë të mjaftueshëm në central për rreth gjashtë muaj.

“Objektivi ka opsione rezervë në dispozicion dhe nuk ka asnjë rrezik afatshkurtër për sigurinë bërthamore,” tha drejtori i përgjithshëm Rafael Mariano Grossi.

“Konflikti vazhdon të vendosë presione të reja,” tha Doug Ëeir, drejtor i kërkimit dhe politikave në Observatorin e Konfliktit dhe Mjedisit.

“Shumë njerëz kanë qenë të shqetësuar për këto diga, por në të njëjtën kohë nuk kanë pritur kurrë që ato të shkatërrohen.

Ngjarjet thjesht vazhdojnë të shpalosen, duke krijuar më shumë dëme në Ukrainë.”

/abcnews.al