Shpërthimi i bombolës la të plagosur çiftin në Laç, flasin fqinjët: Gruaja me plagë më të rënda!

schedule09:46 - 27 Nëntor, 2023

schedule 09:46 - 27 Nëntor, 2023

Një bombol gazi shpërtheu në një banesë në Laç duke lënë të plagosur një çift.

Të lënduar mbetën 60-vjeçari Bilbil Baluku dhe 52-vjeçarja Mimoza Baluku, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Çifti jeton në Itali, ndërsa kanë ardhur për pushime në atdhe.

Një nga fqinjet e çifiti, ka treguar se gruaja ishte në gjendje më të rëndë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tregoi se momentin që ka ndodhur shpërthimi kishte qenë duke bërë kafen.

“Gruaja ishte pak më rëndë. Ambulanca dhe zja   rrfikësja erdhën shumë shpejt. Fatkeqësisht u ndodhi kjo ngjarje e rëndë. Është një kat poshtë nesh. Dëgjuam zhurmat dhe dolëm. Gruaja pamë që kishte dalë jashtë. I dhamë të gjithë ndihmën e parë, njoftuam zjarrfikëse e ambulancë. Gruaja është djegur pak më shumë. Dimë që ishte bombol gatimi, gaz. Po bënte kafen e mëngjesit. Këta rrinë në Itali, janë me vite në Itali. Na erdhi shumë keq sepse kanë ardhur për qejf dhe u ndodhi kjo gjë”, ka treguar një nga banorët e pallatit.

/acbnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!