Shpërthimi i bombolave në Velipojë, i afërmi i familjes: Erdhën të pastronin hotelin, kryefamiljari në Itali

schedule09:23 - 4 Korrik, 2021

schedule 09:23 - 4 Korrik, 2021

Nëna dhe tre fëmijët e saj ndodhen në gjendje shëndetësore, për shkak të djegieve që kanë marrë në trup, nga shpërthimi i bombolave të gazit që ndodheshin në magazinën e hotelit të tyre.

Një i afërm i familjes Gjoka thekson se gjendja e tyre është e rëndë dhe ngjarja ka ndodhur në momentin që është ndezur një bombol e vogël për të bërë kafe.

Ndër të tjera ai thekson se nëna dhe fëmijët e saj kanë shkuar një natë më parë në hotel për ta pastruar dhe bërë gati për sezonin turistik, ndërsa kryefamiljari ndodhet në Itali.

LEXO EDHE: Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë, katër të lënduar në gjendje të rëndë

Pata dalë për të marr bukë dhe kur erdha rrugës ndjeva shpërthimin, Unë e kam mik se është vëllai i gruas. Sapo ka nisur bombolën e gazit të voglën për të bërë kafen ka ndodhur dhe shpërthimi. Ngjarja është shumë e rëndë, nusja ka ardhur bashkë me fëmijët burrin e ka në Itali, dhe ajo bashkë më  fëmijët ka ardhur me pastruar për me nis sezonin. Sapo kanë ndezur një bombol për kafe ka ndodh e gjithë kjo”, është shprehur ai.

LEXO EDHE: Shpërthimi i bombolës në një hotel në Velipojë, infermierja: Janë rëndë, me djegie në 90% të trupit

Ndërkohë nga shpërthimi i bombolave ndodhen në gjendje të rëndë anëtarët e familjes Gjoka, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç, Enrik 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç.

Shpërthimi ka ndodhur në magazinën e hotelit ku nga fuqia janë shkatërruar i gjithë kati i parë i hotelit, ku është shkrumbuar gjithçka që ishte brenda. Ndërkaq zjarrfikësit kanë nxjerrë nga hoteli dhe 5 bombola të tjera të pashpërthyera duke shmangur pasoja edhe më tragjike të kësaj ngjarje.

Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!