Shpërthimet në Shkodër, reagon Spahia: Të zbardhet ngjarja, skena të tilla rrisin frikën te qytetarët

schedule11:55 - 26 Mars, 2022

schedule 11:55 - 26 Mars, 2022

Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me dy shpërthimet e njëpasnjëshme të ndodhura në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në kryeqendrën e Veriut, ku një prej tyre ndodhi në godinën në pronësi të ish kandidatit për kreun e bashkisë Xhemal Bushati.

Spahia përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se dënon aktet kriminale që kanë tronditur Shkodrën.

Sipas tij skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti dhe rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve, ndaj kërkon nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune.

Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre.

Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë!

Shkodra nuk i përkulet krimit!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:Dy shpërthimet që tronditën Shkodrën, policia njoftim zyrtar

Ndërkohë kujtojmë se Shkodra mëngjein e kësaj të shtunë është zgjuar nga shpërthimet e ndodhura në dy objekte një në pronësi të ish kandidatit për kreun e bashkisë Shkodër, Xhemal Bushati dhe në supermarketin Florenc Marku, një godinë në pronësi të familjes Lici./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!