“Shpërthimet e provokuara nga Rusia,” Ukraina zotohet të mbështesë Moldavinë

schedule22:05 - 26 Prill, 2022

schedule 22:05 - 26 Prill, 2022

Një sërë shpërthimesh janë regjistruar ditët e fundit në Transnistria, pjesë e territorit të kontrolluar nga Rusia në Moldavi në kufi me Ukrainën.

Të martën mbrëma, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka premtuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të Moldavisë dhe ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të krijojë trazira dhe të destabilizojë zonën.

Sipas reagimit, Rusia po përpiqet të tërheqë zonën në luftën e saj kundër Ukrainës.

Duke shkruar në Tëitter, Mykhaylo Podolyak, ndihmës presidencial i Ukrainës, tha “Ukraina do të sigurojë patjetër sigurinë strategjike të rajonit. Por ne duhet të punojmë si një ekip”.

Ushtria ruse ka luftuar së bashku me separatistët në Transnistria që nga fillimi i viteve 1990. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!