Shpërthimet e fuqishme që tronditën Lezhën, mister rrethanat, ushtria në terren

schedule11:36 - 20 Janar, 2021

schedule 11:36 - 20 Janar, 2021

Dy shpërthimet e fuqishme që tronditën Lezhën një natë më parë vijojnë të mbeten misterioze.

Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC se zhurma ka qenë e fuqishme dhe është ndjerë nga Shëngjini në Tale. Pas kontakteve banorët pretendojnë se zhurma ka ardhur nga ana e detit, por askush nuk konfirmon nëse kanë parë diçka që mund të qartësojë se nga ka ardhur zhurma.

Ndërkohë forcat e ushtrisë që kanë mbërritur në Lezhë deri më tani nga monitorimi i tyre nuk kanë arritur që të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur, nuk kanë konstatuar ndonjë lëvizje të dyshimtë anijesh në det.

LEXO EDHE: Erdhi nga deti apo qielli? Misteri i madh, çfarë i shkaktoi shpërthimet në Lezhë, dy teoritë

Gjithashtu radarët nuk kanë kapur asgjë nëse ka pasur avionë që kanë shkaktuar këto gjëmime të forta që ngjasojnë me një shpërthim.  Ndërkaq banorët të trembur, theksojnë se zhurma ka qenë e madhe dhe e fuqishme dhe deri më tani është e pakuptueshme fakti se nga ka ardhur një gjë e tillë.

Dëshmitë e banorëve në zonën e vijës bregdetare theksojnë se zhurma ka qenë e fuqishme, dhe nuk gjejnë dot asnjë krahasim në lidhje me këtë ngjarje.  Ndërkohë pritet që forcat e ushtrisë pas kontrollit të japin dhe një shpjegim në lidhje me këtë ngjarje.

Prej orës 20:00 mbrëmë policia kontrolloi zonën urbane dhe rurale, por nuk gjeti asnjë vendngjarje dhe nuk ka pasur asnjë telefonatë në komisariat për të lënduar, vetëm frikë dhe panik.e.su. /abcnews.al