Një shpërthim i fuqishëm thuhet se është dëgjuar të dielën në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të vendit.
Dy banorë të zonës i thanë KOHËS në kushte anonimiteti se shpërthimi ishte i fuqishëm, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për rastin.
KOHA ka pyetur Policinë e Kosovës, por thanë se ende nuk kanë informacion për rastin.
Tash e disa ditë janë regjistruar shpërthime me shok-bomba në veri të Kosovës.
Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.