Shpërthime në Krime, mediat ukrainase: Është goditur një aeroport rus

schedule07:29 - 17 Nëntor, 2022

schedule 07:29 - 17 Nëntor, 2022

Shpërthime janë raportuar në qytetin e pushtuar Dzhankoi në Krime.

Sipas mediave ukrainase, një aeroport rus u godit, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur viktima apo nëse sulmi ka ardhur nga Ukraina.

Ukrinform tha se shpërthimet u dëgjuan vonë të mërkurën në mbrëmje, duke cituar kanalet lokale Telegram. Në të njëjtën kohë, sipas kanalit Telegram “Yevpatoria. Dzhankoy. Feodosia”, banorët e qytetit përjetuan probleme me furnizimin me energji elektrike menjëherë pasi u dëgjuan shpërthimet.

“Banorët vendas raportojnë se në qytet janë shfaqur probleme me energjinë elektrike”, thuhet në postim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!