Qytetet ruse Taganrog dhe Samara janë përballur me shpërthime të premten e 28 korrikut.
Sipas guvernatorit të Taganrog, qytetit në rajonin Rostov, Vasily Golubev, të dhënat preliminare tregojnë se bëhet fjalë për “shpërthimin e një rakete”.
Më vonë, ai shpjegoi se nga shpërthimi u dëmtuan muret dhe kulmi i një muzeu arti në këtë qytet, duke shtuar se 15 persona kanë kërkuar ndihmë, prej të cilëve nëntë janë dërguar në spital urgjentisht.
Ekipet e shpëtimit ndodhën në vendin e ngjarjes, tha Golubev.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se e ka rrëzuar një raketë tjetër ukrainase në rajonin Azov.
Mediat ruse raportuan se një shpërthim i madh e goditi një rafineri nafte në qytetin Samara në Lumin Volga.
Sipas një përfaqësuesi lokal, shpërthimi ndodhi në rafinerinë e naftës Kuibisev, e cila është njëra ndër rafineritë më të mëdha në rajon. Ai shtoi se nga ky shpërthim nuk kishte të lënduar apo të vdekur.
Nj hetim preliminar gjeti se shpërthimi ka mundur të vinte nga vendosja e një mjeti shpërthyes brenda objektit.
Për dallim nga Taganrog, Samara ndodhet thellë brenda territorit të Rusisë.
Ky qytet ndodhet rreth 850 kilometra në lindje të Moskës, që nënkupton se është rreth 1.300 kilometra larg kufirit më të afërt me Ukrainën. /REL