Shpërthim pranë aeroportit të Riad në Arabinë Saudite

schedule11:48 - 5 Nëntor, 2017

schedule 11:48 - 5 Nëntor, 2017

Shpërthimi fuqishëm në aeroportin pranë kryeqytetit të Arabisë Saudite. Forcat mbrojtëse arritën të sinjalizonin dhe të rrëzonin në kohë raketën e lëshuar nga Jemeni. Nga ngjarja nuk ka të plagosur apo dëme materiale të konsiderueshme.

Forcat e armatosura saudite sinjalizuan dhe rrëzuan një raketë balistike pranë aeroportit të kryeqytetit Riad. Raketa ishte lëshuar nga Jemeni, në jug, ku nga 25 marsi 2015 një koalicion sunit i drejtuar nga sauditët po lufton kundër rebelëve shiitë Huti të mbështetur nga Teherani. Raketa ishte drejtuar për në aeroportin Mbreti Khaid në Riad, të paktën 900 kilometra ng kufiri me Jemenin dhe ka fluturuar mbi kryeqytetin saudit që ndodhet në jug të aeroportit.

Autoritetet konfirmuan se bëhet fjalë me një raketë të prodhimit sovjetik të modifikuar. Nuk është hera e parë që rebelët shiitë jemenë, sulmojnë Arabinë Saudite, djepin e Uahabizmit – një interpretim më i ashpër i Islamit sunit me këto lloj raketash. Në 5 qershor 2015, mbrojtja saudite arriti të sinjalizonte një raketë të lëshuar nga Huti, të cilët kishin përvetësuar arsenalin Jemenit. Në 6 shkurt të këtij viti një tjetër raketë e modifikuar goditi një qendër ushtarake saudite në perëndim të Riad. Në 22 korrik një tjetër raketë kishte si objektiv një rafineri të kolosit të naftës shtetëror saudit “Armanko” duke shkaktuar një zjarr të madh.

Sipas televizionit shtetëror saudit, raketa ishte e përmasave të vogla dhe nuk ka shkaktuar të plagosur e as dëme. Në pamjet që qarkullojnë në internet, shihet pista e aeroportit të Riadit gjatë natës dhe në sfond një re e madhe tymi në pikën ku ka rënë raketa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!