Shpërthim në Tiranë, reagon policia: Ndodhi në një kantier në ndërtim, nuk ka dëme dhe të lënduar

schedule23:05 - 10 Qershor, 2024

schedule 23:05 - 10 Qershor, 2024

Një shpërthim u raportua mbrëmjen e së hënës në Tiranë, çka solli edhe reagim zyrtar nga policia e kryeqytetit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim.

Mësohet se u dëgjua një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

“Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:10 pranë ish Ekspozitës. Shpërthimi ka ndodhur pranë fushave të tenisit. Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Policia dyshon se kemi të bëjmë me lëndë plasëse. Po bëhen verifikimet. Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, por edhe shefi i komisariatit nr.3. Në terren kemi munduar të shqyrtojmë edhe repartin anti eksploziv RENEA. Kanë qenë disa qytetarë që kanë telefonuar policinë”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al