Gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën në një shpërthim në qendrën e trajnimit të Byrosë Federale të Hetimit të SHBA (FBI) në Kaliforni. Zyra e sherifit tha se të plagosurit ishin janë anëtarë të SWAT, njësi elitare e policisë amerikane, që ishte duke marrë pjesë në stërvitje në këtë qendër.
“Gjatë stërvitjes, ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë janë lënduar 16 anëtarë të SWAT”, ka njoftuar rreshteri Frank Gonzalez nga zyra e sherifit në Orange.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.
Objekti i trajnimit të FBI-së Irvine ndodhet në bazën ajrore të ish Korpusit Detar El Toro.
/abcnews.al