Shpërthen autoboti në pikën e karburantit/ Bllokohet qarkullimi në autostradën Durrës-Tiranë, dy të lënduar

schedule15:20 - 9 Gusht, 2024

schedule 15:20 - 9 Gusht, 2024

DURRËS-Një autobot me naftë ka shpërthyer në një karburant në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë në një karburant në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të mbikalimit në “Nishtulla”.

Burime nga reparti zjarrfikës në Durrës, thanë për ABC News se shpërthimi ka ndodhur teksa një autobot për shkarkonte karburant në këtë pikë.

Për pasojë janë lënduar dy persona, punonjës në karburant, ndërsa janë transportuar në spital në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Disa mjete të repartit zjarrfikës të Durrësit dhe portit Durrës ndodhen në vendin e ngjarjes./ abcnews.al