Shpërthim në një pallat në Paris

schedule09:24 - 7 Prill, 2019

schedule 09:24 - 7 Prill, 2019

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në një ndërtesë shumëkatëshe në Paris. Flakët përfshinë 27 apartamentet, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri u regjistrua rreth orës 21:00 me orën lokale. Rreth 100 zjarrfikës dhe autobote të shumta dhe ambulanca u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes në përpjekje për të mbajtur nën kontroll flakët, të cilat u përhapën shpejt në disa kate.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, i cili vjen pas një protestave të Jelekverdhëve, ku policia derdhi gaz lotsjellës mbi demonstruesit./abcnews.al