Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Kolumbi . mediat e huaja shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në komunën Cucunuba, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit Bogota.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shikohet tymi që dilte nga miniera dhe njerëz me rroba civile që afroheshin me elektrik dore.
Sipas Nicolas Garcia, një zyrtar vetëqeverisës, shpërthimi ndodhi në një galeri nëntokësore që lidh minierat El Roble dhe El Manto. Është e paqartë në këtë fazë nëse ata vepronin legalisht apo ilegalisht.
#Internacional | #Explosión de una #minadecarbón en dos socavones conectados entre sí en #Cucunubá #Colombia deja a 7 personas atrapadas.
Video: Redes pic.twitter.com/fvbCLSMVdi— Digital News QR (@DigitalNewsQR) April 20, 2023
Ndër të tjera është sqaruar se aksidenti ndodhi në “një zonë ku ishte dhënë leje për veprimtari minerare të tipit tradicional”, por autoritetet po përpiqen ende të verifikojnë nëse janë respektuar “kushtet e shfrytëzimit”.
Një hetim në vazhdim pritet të sqarojë shkaqet e shpërthimit , megjithatë, sipas kryetarit të bashkisë së Cukunuba, Jose Martinez, hipoteza fillestare është se ai ka ardhur për shkak të një përqendrimi gazi./abcnews.al