Shpërthim në një minierë qymyri në Iran, dhjetëra viktima e të plagosur

schedule07:54 - 22 Shtator, 2024

schedule 07:54 - 22 Shtator, 2024

Një shpërthim gazi në një minierë qymyri në provincën e Khorasanit Jugor të Iranit vrau të paktën 28 persona dhe la 17 të plagosur.

Sipas televizionit shtetëror iranian, 30 persona ende të bllokuar në minierë, shkruan Reuters.

Aksidenti u shkaktua nga një shpërthim gazi metani në blloqet B dhe C të minierës së drejtuar nga kompania Madanjoo, thotë TV shtetëror.

Numri i përgjithshëm i punëtorëve në blloqe në momentin e shpërthimit ishte 69.

Media shtetërore iraniane tha se shpërthimi ndodhi të shtunën në orën 21:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!