Shpërthim në një fabrikë në Tajlandë, një i vdekur dhe 33 të plagosur

schedule15:47 - 6 Korrik, 2021

schedule 15:47 - 6 Korrik, 2021

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë kimike afër kryeqytetit Tailandez, Bangkok.

Disa nga të plagosurit ishin të përfshirë në aksionin e shërbijmeve zjarrfikëse dhe shpëtimit, raportojnë mediat lokale.

Incidenti ndodhi në rrethin Bang Phli në provincën Samut Prakan dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesat përreth, duke përfshirë zonat e banuara deri në 1 kilometër larg.

Fabrika e Ming Dih, afër aeroportit Suvarnabhumi, prodhon peletë plastikë. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa retë e zeza të tymit që përfshinin zonën arritën deri në Bangkok.

“Në fillim u ndje si rrufe. Pas kësaj, dëgjova diçka të binte me të madhe dhe për një kohë, shtëpia filloi të dridhej sikur të ishte tërmet”, tha banori vendas Baitong Nisarat për Reuters. g.v/abcnews.al