Shpërthim në një fabrikë në Slloveni, raportohet për një të vdekur dhe dy të plagosur

schedule15:09 - 17 Shkurt, 2023

schedule 15:09 - 17 Shkurt, 2023

Një person ka humbur jetën gjatë një shpërthimi në një fabrikë në Slloveni. Shpërthimi është dëgjuar në zonën e Vrhnikës, në një fabrikë që prodhon mjete piroteknike.

Ndërkohë, nga shpërthimi ka humbur jetën një grua dhe janë plagosur dy burra, të cilët janë dërguar në spital.

Zona është rrethuar nga policia, ndërsa po punohet për shuarjen e zjarrit.

/abcnews.al