Katër ushtarë izraelitë janë plagosur, dy prej të cilëve më rëndë, në një shpërthim afër kufirit midis Izarelit dhe Gazës.
Ushtria është shprehur se një flamur palestinez po valëvitej në zonën përreth dhe kur u afruan, ata u goditën nga shpërthimi.
Në kundërpërgjigje, Izraeli ndërmori disa sulme ajrore duke shënjestruar Hamasin.
Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin që shkaktoi plagosjen e ushtarëve izraelitë.
Ndërkohë, dy adoleshentë palestinezë mbetën të vdekur, si pasojë e sulmeve nga tanket izraelite në lindje të Rafah.
Ushtria e Izraelit deklaroi se adoleshentët ishin afruar drejt kufirit në mënyrë të dyshimtë./abcnews.al