Një shpërthim ka ndodhur në Kamëz në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është vendosur lëndë plasëse në murin rrethues të banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55 në rrugën “Arjan Sala”. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

