Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim me tritol në Tiranë, lënda plasëse në portën hyrëse të një garazhi

schedule08:09 - 24 Korrik, 2025

schedule 08:09 - 24 Korrik, 2025

TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.

Policia konfirmoi se lënda shpërthyese është vendosur në portën hyrëse të garazhit në pronësi të një 39-vjeçari, i identifikuar si Elvis Kosova, njohur për Policinë me precedent të mëparshme penale.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar provat filmike dhe po heton për shkaqet dhe identifikimin e autorëve.

“Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit në pronësi të një 39-vjeçari, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara. Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!