VLORË- Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00 në zonën e Lungomares.
Në mjediset e një lokali, në pjesën e vetratës është vendosur një sasi tritoli, e cila ka shpërthyer duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar . Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit./abcnews.al

