Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Tiranë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në oborrin e banesës së Gjergji Llazi, ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:05 në rrugën Pandi Dardha, Laprakë.
Lënda plasëse dyshohet ti jetë vënë në formë presioni apo kërcënimi. Mësohet se Gjergji Llazi është person me precedentë në fushën e vjedhjeve të makinave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/abcnews.al