DURRËS- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit. Burime nga vendngjarjes thonë se ka pasur shpërthim tritoli në banesën e autorit të Ilir Koçilja, i cili dyshohet se vrau me thikë Halil Kokën.
“Shpërthimi ka ndodhur në banesë e Ilir Koçilja, autor i dyshuar i vrasjes së Halil Kokës. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes”, raportoi gazetari i ABC News, Leonidha Musai.
ABC News ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe vijon punën për të zbardhur rrethanat./ abcnews.al